Thursday, July 18, 2024

Juventus apo Milan? Broja zbulon ofertat dhe zgjedhja qenka kaq e vështirë!

Lexo

Në përfundim të shprehjes së vlerësimit të tij ndaj Brojës, Sokol Haxhia këshilloi futbollistin në studion e “Kampionëve” në Tv Klan se nëse ndodhet mes ofertave të Seria A, të zgjedhë një klub ku do të jetë ai ylli.

Por vetë ylli i kombëtares  çfarë dëshiron?  Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se klube të shumta janë ofruar për ta blerë dhe në fjalët e pakta të Brojës, kuptohet se pritet diçka e madhe.

Sokol Haxhia: Mes Milanit dhe Juventusit zgjidh Juventusin sepse është klub që mund të rritesh me gjithë mend.

Gentian Zenelaj: Shihe more! S’e kam parë ndonjëherë këtë burrë duke buzëqeshur kështu.

Kastriot Çaushi: Unë do të ndikoj që të jetë te Juve. Edhe unë kam pasur një përshtypje, tani zanati im  psikologjia është që ta njoh dhe larg vërtet më është dukur i ndryshëm nga 3 metra larg dhe unë jam në gjendje të lexoj një tip që është i përulur, i dëgjueshëm dhe kuptova thellë- thellë që ka bërë një kompromis të arsyeshëm me trajnerin. Brenda bisedave që kanë bërë me njëri-tjetrin, sqaruese ka mirëkuptuar për t’i lënë atij dhe vetes hapësirë sepse brenda përbrenda një kampionati… Ne e dimë që Broja nuk ka qenë mirë nga ana fizike, jo nga cilësitë e tij. Unë kur e shikoj që është kaq i ri dhe vë në mend që është 22 vjeç, në Itali vërtet i thua ik te Juvja, por 22 vjeç të mbajnë apo s’të mbajnë, pra doja të thosha që është shumë i ri, shumë i fortë, shumë i përkushtuar kështu që unë shikoj vërtet atë çfarë  duket.

Marina Vjollca: Kaçi se do të më shmanget Broja, do të më shmanget. Nuk dua të më thuash Milani, po tërhiqem. Ke ofertë nga Seria A, nga Premier League, nga Bundesliga, vetëm kaq më thuaj, nuk po të kërkoj emrin konkret. Vetëm më thuaj kaq, po ta lë të përgjithshme.

Armando Broja: Po, kam disa klube prej të trijave.

Marina Vjollca: Nga të trija këto që përmenda unë, Seria A, Premier League, Bundesliga ke oferta, kështu që je në momentin që duhet të vendosësh njërën prej  këtyre?

Armando Broja: Po, po shohim.

Por ndërkohë çfarë do të ndodhë me kontratën e tij në Chelsea? Broja shpjegon se mund të vazhdojë të luajë, ndërsa Marina Vjollca përpiqet të kuptojë se për ku synon së tepërmi ylli i kombëtares që sërish tregohet hermetik.

Armando Broja: Mundem, aty kam edhe kontratën, 4-5 vjet aty. Nëse unë vendos të rri aty, mundem.

Marina Vjollca: Më duket sikur zemra ta thotë për Italinë, s’e di pse e kam unë këtë ndjesinë apo jo?

Armando Broja: S’e di

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img