Abissnet Superiore do të zhvillojë ditën e shtunë dhe të dielë ndeshjet e javës së 17-të të saj, por mënjëherë pas fundjavës, për skuadrat e Superiores nuk ka fare pushim. Në mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 18-të, e cila do të luhet në dy ditë.
Ndërkohë është zbuluar edhe kalendari se kur do të luhen 3 javët e ardhshme.
Ditën e mërkurë më 25 janar në fushë do të zbresin Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti, të cilët do të nisin në orën 13:00.
Ndërkohë nga ana tjetër më 26, të enjten do të përballen Egnatia-Kukësi ora 13:00, Partizani-Teuta ora 16:00 dhe në orën 19:00 do të luhet dueli mes Erzent dhe Tiranës.
Nga krahu tjetër java e 19-të do të luhet përsëri në dy ditë, më 29 dhe 30 janar, për t’i lënë kështu më pas vendin javës së 20-të ku do të zhvillohet më 6-7 shkurt.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 18
E MËRKURË 25.01.2023
13:00 Bylis-Vllaznia
13:00 Laçi-Kastrioti
E ENJTE 26.01.2023
13:00 Egnatia-Kukësi
16:00 Partizani-Teuta
19:00 Erzeni-Tirana
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 19
E DIEL 29.01.2023
13:00 Kukësi-Tirana
13:00 Bylis-Kastrioti
E HËNË 30.01.2023
13:00 Laçi-Teuta
16:00 Partizani-Egnatia
16:00 Erzeni-Vllaznia
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 20
E HËNË 06.02.2023
13:00 Egnatia-Tirana
16:00 Partizani-Laçi
E MARTË 07.02.2023
13:00 Kastrioti-Erzeni
16:00 Vllaznia-Kukësi
16:00 Teuta-Bylis