Tuesday, May 14, 2024

Kampionati Europian i Boksit U-22, shkodranja Elsedita Selaj sot në ring përballë rivales polake. Luftohet për medalje

Lexo

Kampionati Europian i boksit për kategorinë U-22 që po zhvillohet në qytetin Porec të Kroacisë ka rezervuar sot një ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren e Shqipërisë. Bëhet fjalë për boksieren shkodrane, Elsedita Selaj, e cila do të ngjitet në ring për të boksuar përballë rivales së saj nga Polonia, Barbara Marcinkoëska.

Selaj, e cila stërvitet prej vitesh nga trajneri i saj Jetmir Kuqi ka një karrierë të pasur në konkurimet ndërkombëtare duke fituar edhe medalje. Ballafaqimi i sotëm është për llogari të peshës deri në 75 kg, dhe nëse kalon me sukses për të, Elsedita Selaj siguron marrjen e një medalje.

Në këtë Europian konkuron edhe boksieri tjetër shkodranë,  Senad Drini, konkurues në peshën  71 kg, që në këtë aktivitet shoqërohet nga kryetrajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, Zef Gjoni. Kujtojmë, që në ndeshjen e parë Drini nuk u ngjitë në ring, pasi kundërshtari i tij, zviceriani, Adam Messibah, u dëmtua gjatë ndeshjes së mëparshme. Me këtë tërheqje të kundërshtarit, Drini përfitoi duke u kualifikuar në tetë më të mirët e Europianit. Në raundin tjetër, boksieri i kombëtares shqiptare, Senad Drini do të përballet me boksierin ukrainas, me një CV shumë të pasur, kampion Bote me të rriturit.

Sipas kalendarit të Federatës Europiane, ndeshja e boksieres shkodrane, Elsedita Selaj pritet të fillojë rreth orës 16:30 dhe amatorët e sportit mund ta ndjekin në linkun e mëposhtëm që transmeton drejtpërdrejt ndeshjet e Kampionatit Europian të boksit U-22.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img