Saturday, November 23, 2024

Kampionati maqedonas, KF Shkupi mund KF Renova 2-0 dhe siguron titullin kampion katër javë parë përfundimit

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për Superligën në Maqedoninë e Veriut, njohu mbrëmjen e së shtunës, ekipin kampion të sezonit futbollistik, 2021-2022. Ai është Shkupi, i cili duke mundur sot KF Renova ka siguruar suksesin e katërt në historinë e klubit

Ndeshja e luajtur në një stadium të tejmbushur, ka përfunduar me rezultatin 2-0, ku për shkupasit kanë shënuar në minutën e 81-të nga Adetunji, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 95-të nga fantazisti brazilian, Inacio Queven.

Kanë mbetur edhe katër javë nga fundi dhe tashmë të gjithë po mendojnë për festën e madhe, që do të zhvillohet në javën e fundit, pikërisht në sfidën me Akademija Pandev, ku do të festohet zyrtarisht titullin, që vjen pas 21 vitesh nga hera e fundit. Shkupi kryeson kampionatin me 71 pikë, ndjekur nga Akademija Pandev me 58 pikë, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, Shkëndija e Tetovës ndodhet në vendin e tretë me 56 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img