Vllaznia–Tirana do të jetë përballja finale e kampionatit kombëtar për vajza U-16 për edicionin futbollistik 2022-2023. Dy finalistet zhvilluan këtë të shtunë ndeshjet gjysmëfinale në ‘Shtëpinë e Futbollit’, me Vllazninë që u përball me Pogradecin, ndërsa Tirana sfidoi Apoloninë.
Shkodranet kaluan në finale pasi mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 në gjysmëfinale Pogradecin, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër mes Apolonisë dhe Tiranës, vajzat bardheblu triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1. Kjo është finalja e parë për ekipin e Tiranës në këtë kampionat për grupmoshën U-16, që përballë do të ketë Vllazninë, kampionen në fuqi.
Kampionati U-16 për vajza ishte i organizuar në dy grupe, A dhe B dhe ku secili grup është i përbërë nga gjashtë skuadra. Gara zgjati 10 javë, me ndeshjet që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje dhe në fund, dy skuadrat e renditura më mirë në secilin grup kaluan në fazën play-off, duke zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale, për të përcaktuar më tej finalen e madhe prej nga ku do të dalë edhe kampionia e këtij edicioni të parë.
Gjysmëfinalet:
Vllaznia 6-0 Pogradeci
Apolonia 1-2 Tirana
Finalja
Vllaznia–Tirana