Tirana kampione e Abissnet Superiore U-19, edicionin e ardhshëm në “UEFA Youth League”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana U-19 është zyrtarisht ekipi fitues i kampionatit Abiessnet Superiore U-19 për edicionin 2022/2023. Skuadra bardheblu U-19 u kurorëzua kampione e këtij sezoni pasi u rendit në vendin e parë të këtij kampionati pasi 27 javësh me 43 pikë të grumbulluara. Tirana U-19 siguroi 18 fitore gjatë këtij edicioni, ndërsa numëron edhe gjashtë barazime e tre humbje.

Kryeqytetasit, që e kishte siguruar prej disa javësh trofeun para finishit duke lënë pas në renditje Apoloninë dhe Partizanin, luajti ndeshjen e javës së 27-të derbin kundër Dinamos në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës, me takimin që përfundoi me shifrat 1-0 në favor të Dinamos.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF me ish-futbollistin e njohur të Tiranës, Krenar Alimehmeti, i cili i dorëzoi futbollistëve bardheblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

Ekipi i Tiranës do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione të kësaj moshe “UEFA Youth League”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img