Thursday, April 18, 2024

(Video) Gjyqtari shkodran i futbollit Alfred Pavaci që arbitron në Itali, analizon situatën e kuqebluve. Pragndeshja e javës së fundit, Bylis-Vllaznia, shpresë dhe besim për kualifikimin në Europë!

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e Superligës mbyllet me javën e fundit, ndeshjet e së cilës luhen që të gjitha pasditen e së hënës. Barazimi me Laçin në shtëpi ia ka vështirësuar në maksimum Vllaznisë mundësinë e kualifikimit në Kupat e Europës, por megjithatë kuqeblutë kanë edhe një shans tjetër ku duhet të fitojnë patjetër në transfertën e vështirë të Ballshit. Ashtu si edhe shumë shkodranë të tjerë që jetojnë jashtë vendit, edhe arbitri i futbollit Alfred Pavaci i cili jeton prej shumë vitesh në Itali po e përjeton me ankth këtë fundkampionati.

Duke folur për karrieren e tij sportive, Pavaci, bën të ditur se edhe në këtë moshë, ai vazhdon të gjykojë ndeshje futbolli në Itali, ndërkohë që traditen e fushës së gjykimit po e vazhdon edhe djali i tij, arbitër i kolegjumit të futbollit Ferrara-Itali.

Duke përfunduar, arbitri i futbollit, i cili njihet edhe si një tifoz i flaktë i Vllaznisë, ka besim se me një paraqitje burrërore të futbollistëve kuqeblu në ndeshjen e fundit me Bylisin në transfertë, Vllaznia siguron pjesëmarrjen në Europë.

(Video) Intervisten e plotë në video me gjyqtarin e futbollit, Alfred Pavaci, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport në YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img