Sunday, November 24, 2024

Kapllani: Ishte ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar. Tekniku i Erzenit analizon humbjen 3-0 me Partizanin

Lexo

Erzeni i Shijakut ka zhvilluar një kampionat model këtë sezon futbollistik, ku nga një skuadër debutuese e ardhur nga kategoria e parë, arriti të sfidonte ekipe të elitës, dhe amdje të ishte edhe në tre më të mirët e renditjes. Megjithatë, në përballjen e javës së 22-të ndaj Partizanit, shijakasit nuk shkuan si duhet. Madje, në prononcimin e dhënë për Over Sport, trajneri Xhevahir Kapllani, shprehet se kjo ka qënë ndeshja më e dobët e skuadrës së tij.

Sinqerisht unë nuk e dëshiroja atë karton në fillim të lojës, në pamje të parë duket sikur na favorizon ne, por mendoj se ishim në kontroll të situatave. Lojtarët duhet të marrin më përgjegjësi individuale. Goli i parë erdhi nga një gabim i joni që te auti. Lojtari në vend të fuste kokën futi këmbën. Edhe pjesën e dytë e filluam me gol të dhuruar. Ekipi ra në batakun e ekipit të Partizanit.  Partizani meritoi gjithçka. Ne i dhuruam golat, lojtarët duhet të marrin përgjegjësit, unë do të ndalem gjatë për të analizuar këtë ndeshjen.

Ndoshta kjo është nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar ekipi jonë, jo më kot e thashë që do të ndalem gjatë. Donim të ishim agresivë dhe të fitonim duelet, në shumicën e rasteve ishim 1 ose 2 kohë mbrapa. Kjo erdhi si pasojë ngaqë disa lojtarë mendojnë se kanë arritur diçka dhe duhet të luajnë pak për veten e tyre. Do analizojmë në ditët në vazhdim.

Pikënisja jonë do të jetë nga kjo disfatë dhe do të fillojmë të mendojmë për ndeshjet e ardhshme dhe do të kthehemi aty ku kemi qenë.

Ishte një motivim i mirë, të shpresojmë që në të ardhmen pse jo të na afrohet një kapiten legjendar i Interit. Ne gjithsesi duhet të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë objektivat”, theksoi në prononcimin e tij, tekniku shijakas, Xhevahir Kapllani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img