Tuesday, May 7, 2024

Karate-Turneu Ndërkombëtar i Pisa-s në Itali. Ndonëse e dëmtuar, lezhjanja Mikela Skandaj, fiton medaljen e Artë. Së shpejti konkuruese në Europian

Lexo

“Shkëlqim dhe dëmtim”, kjo është panorama e garës në Turneun Ndërkombëtar në Pisa të Italisë për karateisten e talentuar, Mikela Skandaj. 15 vjeçarja nga Lezha që jeton prej vitesh në Itali me familjen e saj po përgatitet për garat e Kampionatit Europian dhe Turneu i Pisa-s ishte një testim për të dhe ekipin e saj ku ajo ishte kapitene në këtë turne.

“Mikela po vuan nga një dëmtim që pësoj nga ngarkesa në përgaditje për kampionatin Europian dhe nuk duhej të merrte pjesë në këtë garë. Por, edhe pse e dëmtuar, Mikela këmbënguli të konkuronte për të ndihmuar skuadrën e saj, pasi ishte edhe kapitene e skuadrës dhe nuk mund ta braktiste koleget e saj.”, thotë për Veriu Sport, babai saj, Angjelin Skandaj, i cili është një kontribues i madh në ecurinë e karrieres sportive të vajzës së tij.

Më pas, ai vijon: ”Në garën e parë ajo e udhëhoqi skuadren e saj si një kapitene potente duke e çuar në podium për të fituar vendin e parë dhe rrëmbyer medaljen e artë. Mikela kishte në program edhe dy gara individuale në kata e kumite, ajo provoj të konkuronte në garën individuale kata, ku me shumë stërmundim arriti të futej në zonën e medaljeve. Por dëmtimi u rëndua më shumë dhe Mikela u detyrua të tërhiqej nga gara. Por në bazë të pikëve qëë ajo fitoj u rendit në vendin e tretë duke fituar medaljen e 50-të në karrieren e saj. Edhe pse dëmtimi po e mundon Mikelen, ajo ka vazhduar stërvitjen për të qënë gati për garat e kampionatit Europian ku Mikela mer pjesë si kampione e kampionatit Italian të karatesë.”

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img