Sunday, November 24, 2024

Kartonët e verdhë në baste. Federata Futbollit Angleze i kërkon kompanive të mos pranojnë më baste për kartonët!

Lexo

“Plaga” e fiksimit të ndeshjeve po bëhet gjithmonë e më shqetësuese për Federatën e Futbollit në Angli. “Daily Mail” ka publikuar vetëm pak çaste më parë një raport të këtij organi, i cili u kërkon kompanive të basteve që të mos pranojnë më baste mbi kartonët e verdhë që merren në ndeshje.

Sipas “Daily Mail” pak ditë më parë Federata e Futbollit është takuar me përfaqësues të kompanive të basteve dhe të qeverisë. Shqetësimi i tyre është se pranimi i basteve për episode të ndryshme në lidhje me ndeshjet siç janë numri i kartonëve të akorduar kanë ndikuar për keq në futbollin në ishull pasi është vënë re se po rritet numri i takimeve ku dyshohet se episode në fushë ndikohen nga faktorë të jashtëm.

Këtë sezon ishte Paqueta, ai që alarmoi Federatën e Futbollit duke u kthyer në lojtarin katërt me emër që përfundon në syrin e ciklonit. Mesfushori Brazilian akuzohet se është ndëshkuar me dashje në disa takime të Prmier League. Ai nuk është i vetmi pasi Federata e Futbollit ka ende të hapura hetimet për lojtarë si Granit Xhaka dhe Ciaran Broën. Të dy janë të dyshuar se janë ndëshkuar me dashje respektivisht në ndeshje të Premier League dhe FA Cup.

Precedenti negativ në këtë histori është ai i lojtarit të Lincoln City-t, Bradley Ëood. Në 2018 ai u dënua me gjashtë vite pezullim nga ç’do aktivitet futbollistik pasi u provua se ishte ndëshkuar dy herë me dashje pasi do të fitonte plot 10 mijë paund.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img