Wednesday, February 28, 2024

Abissnet Superiore, sot edhe dy sfidat e tjera të javës së parë: Laçi-Erzeni dhe derbi, Dinamo-Tirana

Lexo

“Abisnet Superiore” diten e djeshme ngriti siparin e sezonit te ri,teksa Skenderbeu fitoi 1-0 ndaj Egnatias dhe Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Kukesit. Dy sfida emocionuese qe dhuruan spektakel.Te tilla priten te jene edhe dy takimet e dites se sotme.

4 skuadra te tjera do te zbresin sot ne fushe per te kerkuar 3 piket e javes se pare. Gjithçka do te startoj me sfiden e Laçit, ku Laçi pret Erzenin ne oren 17:00. Te besuarit e Stavri Nices duan ta nisin me fitore ne shtepi sezonin e ri,ndersa nga krahu tjeter djemtë e Alfred Deliallisit tentojn suprizen.

Ne oren 20:00 ne “Elbasan Arena” do te luhet derbi i pare i ketij sezonit. Dinamo do te pres Tiranen ne nje sfide qe premton te jete e luftuar dhe emocionet te mberthejne tifozet.

Blute vijne pas nje revolucioni ne skuadër,ku kane ndryshuar logo dhe emer,ndersa Di Biaxho deshiron vetem fitoren. Nga krahu tjeter Orges Shehi eshte me i motivuar se kurr per nje ndeshje te madhe,pasi pret qe blerjet e merkatos se veres te bejne diferencen.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img