Argjentinë-Francë 3-2(Shënues: Mesi 24′ (p), 108′, 36′ Di Maria / Mbape 80′ (p), 81′. 118′ (p))
Ashtu siç pritej, finalja Argjentinë-Francë ka dhuruar emocione të shumta. Në fakt, pritej të ishte një supersfidë, por pak kush e kishte parashikuar se ecuria e kësaj finaleje do të shkonte në këto përmasa. Barazim në kohën e rregullt prej 90-të minutash, barazim edhe në shtesë me 6 gola të shënuar, nga 3 në secilen portë, dhe në fund dramaciteti i gjuajtjes së penalltive shpall Argjentinën kampione të botës, trofe të cilin e fiton për të tretën herë.
Një finalë kjo e jashtëzakonshme, ndoshta finalja më e bukur në histori. Skuadra e Scalonit e nisi mjaft mirë duke shënuar dy gola në 45 minutat e para. Di Maria ishte protagonist absolut duke fituar penalltinë e parë, që do të ktheheshe në gol nga Messi. Në të dytën lojtari i Juventusit shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë.
Franca vuan shumë lojën e argjentinasve, duke hasur vështirësi. Për të zgjuar skuadrën do të mendonte Kylian Mbappe, që shpiku nga repertori i tij dy gola të shpejtë në fundin e ndeshjes për të barazuar shifrat. Fillimisht shënoi me penallti në minutën e 79-të, ndërkohë që pak sekonda më pas realizoi një perlë me një goditje fluturimthi.
Ndeshja nuk u zgjidh dot në kohën e rregullt, duke shkuar në shtesë. Në minutën e 109-të, Messi do të rikthente sërish buzëqeshjen te Argjentina duke shënuar nga fare pranë portës. Në minutën e 117-të, ndërkohë Mbappe fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol.
Nga goditjet e penalltive, Argjentina ishte më e saktë, ndërkohë që në krahun tjetër francezët gabuan në dy raste.