Edhe pse ka edhe një ndeshje për të luajtur në grupin A, me dy humbje radhazi, 0-2 ndaj Ekuadorit dhe sot 1-3 ndaj Senegalit, kombëtarja e vendit organizator të Botërorit Katar 2022, është eleminuar nga gara që në raundin e parë.
Një gjë e tillë ndodhë për herë të dytë në historinë e 22 Botërorëve të organizuar deri më tani. Në një farë mënyre, Katari “kopjon” Afikën e Jugut, vku si endi pritës u eliminua në fazën e parë. Përpara ditës së sotme ishte vetëm në komandë Afrika e Jugut në vitin 2010, por Bafana Bafana – ndryshe nga katarianët – luftoi për kualifikim deri në ndeshjen e fundit të grupit, duke u larguar pavarësisht 4 pikëve të fituara me Meksikën dhe Francën.
Megjithatë, vendi organizator mund të bëhet ndikues në garën për të vazhduar më tej të tre skuadrave të tjera, pasi golavarazhi që do të regjistrojë Holanda ndaj tyre mund të jetë vendimtar për fatet e grupit.