Saturday, July 27, 2024

Sot, dita e shtatë e Kupës së Botës, sfida përcaktuese për kualifikim në grupet C dhe D, spikat Argjentinë-Meksikë e orës 20:00

Lexo

Botërori “Katar 2022” vjen këtë fundjavë me ndeshjet e ditës së shtatë. Në program janë katër ndeshje, që nisin në orën 11:00 të paradites dhe mbyllen në orën 22:00.

Dueli i parë është ai Tunizi-Australi, sfidë e cila nis orën 11:00 për llogari të grupit D, një ndeshje që do të tregojë se cila nga këto dy ekipe ka shanse reale për të vazhduar më tej. Më pas, në orën 14:00 luhet ndeshja mes Polonisë dhe surprizës më të madhe të këtij Botërori, Arabisë Saudite, ndeshje kjo e vlefshme për grupin C. Kjo e fundit duhet të tregojë se sa dëshiron të vazhdojë më tej duke prodhuar një tjetër rezultat surprizë ndaj europianëve favoritë.

Franca dhe Danimarkën, skuadra që i përkasin grupit D do të përballen në orën 17:00, ndërkohë, e gjithë vëmendja është te sfida e orës 20:00 ku Argjentina e Mesit përballet me Meksikën dhe ku çdo gabim do të jetë fatal për “Albiceleste” duke e nxjerrë jashtë Botërorit.

E shtunë, 26 nëntor
11:00 – Tunizi-Australi (Grupi D)
14:00 – Poloni-Arabia Saudite (Grupi C)
17:00 – Francë-Danimarkë (Grupi D)
20:00 – Argjentinë-Meksikë (Grupi C)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img