Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luajti pasditen e së dielës ndeshjet e javës së dytë. Në grupin A ku luajnë edhe skuadrat e qarkut Shkodër, në katër ndeshje janë shënuar 19 gola. 12 prej tyre janë regjistruar në duelet, Adritiku 2012-Tërbuni dhe Basania-Luzi i Vogël, ndeshje këto që u mbyllën që të dyja në barazim 3-3.
Lezhjanët e Besëlidhjes ishin mysafir në Barbullush të Shkodrës duke u ndeshur me Murlanin vendas, ku fitorja e pastër 0-3 e Besëlidhjes së drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj, e dyta radhazi në kampionat i mban ato në krye të renditjes me 6 pikë. Menjëherë pas lezhjanëve janë Adriatiku, Iliri, Luzi i Vogël me nga 4 pikë
Ndërkohë, fitorja këtë javë e ekipit Albanët, i cili duke mundur Naftëtarin 3-1 e rendit atë në vendin e pestë me pikë të barabarta me Veleçikun me nga 3 pikë.
Pas tyre renditen Gramshi dhe Tërbuni me nga 2 pikë, Sopoti, Basania, Naftëtari me nga 1 pikë dhe mbyllë rendijen, Murlani me 0 pikë.