Saturday, October 12, 2024

Botërori 2026 Kanada, USA dhe Meksikë, do të ketë spektakël në pushimin e finales

Lexo

 

Tani është gjithçka zyrtare, finalja e Kupës së Botës e Kanada, USA dhe Meksikë 2026 do të ketë spektakël në pushimin mes dy pjesëve.

“’Global Citizen’ do të ketë të drejtat për të organizuar të parin spektakël mes pjesëve të një finaleje të një Kupe Bote”, lajmëroi FIFA mëngjesin e ditës së sotme në një komunikatë për mediet.

Për të mundësuar një risi të tillë për botën e futbollit duhet që të ndryshohet edhe pika 7.2 e statutit të FIFA-s sipas së cilit “lojtarët kanë të drejtë që të pushojnë vetëm për 15 minuta në pushimin mes pjesëve”.

FIFA ka tentuar më parë që ndryshojë këtë pikë në 2009 kur kërkoi që pushimi mes pjesëve të shkonte në 20 minuta. Në 2021 FIFA bëri edhe një tjetër përpjekje duke kërkuar që kjo kohë të ishte 25 minuta dhe përsëri IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit) refuzoi ta miratonte.

Kalkulimet janë të thjeshta pasi pa ndryshimin e këtij rregulli nuk mund të ketë spektakël mes pjesëve.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img