Wednesday, April 24, 2024

Kategoria e Dytë-Java e 13-të. Vora merr kryesimin e grupit A. Veleçiku, fiton derbin verior me Shënkollin, tjetër humbje për Adën e Velipojës

Lexo

Java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë ka sjellë rezultate interesant. Surprizën e kësaj javë e ka bërë Iliria e Fushë Krujës, e cila mund në transfertë ekipin kryesues, Sopotin e Librazhit duke e detyruar këtë të fundit që të lëshojë vendin e parë që mbante pas javës së 12-të.

Tashmë kreun e renditjes së kategorisë së parë e ka marrë Vora, e cila shpartalloi Bulqizën duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0, ndeshje kjo e drejtuar nga arbitri i kolegjumit të Shkodrës, Ditmir Grimci. Krahas golave të Shanit, Prengajt dhe Maganit, ka spikatur edhe goli i realizuar nga futbollisti shkodran, Jasmin Rraboshta, i dyti për nga radha në sfidën ndaj Bulqizës. Pas javës së trembëdhjetë, Vora e drejtuar nga trajneri Artan Mërgjyshi është në krye të grupit A me 29 pikë dhe me një golaverazh pozitiv, 33-10.

Me interes është pritur në këtë grup edhe derbi verior, Veleçiku-Shënkolli, ndeshje kjo e luajtur në Koplik të Malësisë së Madhe dhe e fituar thellësisht, 5-1 nga vendasit. Për koplikasit, autor të golave janë: Rragami 2, Banushaj, Hajdari 2, ndërko që për miqtë shënkollas, të vetmin gol e ka shënuar, Mardedaj. Me tre pikëshin e kësaj jave, Veleçiku shkon në kuotën e 24 pikëve duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

Me humbje e ka mbyllur edhe këtë javë, Ada e Velipojës, e cila luajti në transfertë me Naftëtatin, ku ky i fundit fitoi thellësisht 4-1. Me këto tre pikë, Naftëtari shkon në kuotën e 22 pikëve duke mbajtur vendin e katërt.

Takimi tjetër i këtij grupi, në mes Gramshit dhe Valbonës, si rezultat e problemeve të shfaqura në këtë ndeshje, ajo është ndërprerë në momentin kur rezultatin ishte i barabartë, 1-1.

Ndërkohë, skuadra tjetër e këtij grupi, Murlani që përfaqëson Bashkinë Vau Dejës, ka qënë pushim për këtë javë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img