Kategoria e Dytë ka nisur sot rrugëtimin e saj me ndeshjet e javës së parë në Grupin A të këtij turneu, një javë që ka dhuruar rezultate shumë interesante në të 6 sfidat e saj. Në 6 ndeshjet janë shënuar 20 gola.
Tërbuni barazoi 1-1 ndaj Gramshit, po 1-1 barazoi dhe Shënkolli ndaj Veleçikut.
Murlani triumfoi 3-1 ndaj Albanëve, ndërsa Iliria 6-0 ndaj Naftëtarit. Valbona është shfaqur menjëherë pretendente për ngjitjen, teksa ka mundur me shifrat 3-2 skuadrën e Besëlidhjes, e cila ka ambicie të kthehet shpejt në Kategorinë e Parë. Skuadra tropojane bëri diferencën që në pjesën e parë të sfidës, teksa gjeti dy herë rrjetën me anë të Prognit dhe më pas me Lushakun duke mbajtur pas miqtë.
Një rezultat i thellë ishte ai i regjistruar nga Iliria, e cila e nisi me goleadë përballë Naftëtarit, duke u konfirmuar menjëherë si një nga skuadrat që do të kërkojë që të ngjitet më lart në këtë edicion.
REZULTATET:
Adriatiku-Sopoti 0-1 (Në Vorë)
Sena Martinez 49′
Gramshi-Tërbuni 1-1
Murilo 45+1′ / Muhamed 12′
Shënkolli-Veleçiku 1-1
Bushi 16′ / Bzhetaj 59′
Valbona-Besëlidhja 3-2
Progni 10′, 45+5′; Lushaku 32′ / Përgjoni 26′, Musaraj 34′