Saturday, May 18, 2024

Vllaznia rikhehet te fitorja, vendos dopieta e Balajt përballë Teutës

Lexo

VLLAZNIA-TEUTA 2-0 (15′, 42′ (p)  Balaj)

Vllaznia nuk gabon në shtëpi përballë Teutës dhe fiton me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Në këtë mënyrë, kuqeblutë i kthehen fitores pas rezultateve të fundit që e kishin larguar disi nga pretendimet.

Ndeshja nisi mirë për të dyja skuadrat, ku të menjëherëshme ishin dy rastet nga Teuta por nuk u finalizuan. Por, ishin kuqeblutë me anë te Balajt që shënuan të parët në minutën 16′. Nuk mjaftoi me kaq, në minutën e 42-të Jazxhi e prek topin me dorë brenda zone dhe gjyqtari kryesor, Juxhin Xhaja, jep një 11-metërsh për Vllazninë. Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë dhe me epërsinë e dyfishtë të kuqebluve do të mbyllen 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ishte përsëri nën administrimin e kuqebluve përballë një Teute pa grint dhe pa reagimin e duhur. 11 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë përveç një kartoni të kuq të portierit Endri Dema për prekje të topit me dorë jashtë zonës.

Me këtë 3 pikësh, Vllaznia ngjitet në renditje duke u renditur e katërta me 8 pikë, teksa Teuta mbetet në vendin e tetë me 4 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img