Janë luajtur dje ndeshjet e javës së 18-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë. Shkumbini ndal kryesuesit e Luftëtarit në Peqin, ndërsa Pogradeci mposht Labërinë dhe ngjitet i vetëm në krye të renditjes.
Një gol i Topllarit në fillimin e takimit i mjafton Pogradecit që të mundë 1-0 Labërinë. Falë këtij trepikëshi dhe ndalesës së Luftëtarit në Peqin, liqenorët ngjiten të vetëm në krye të renditjes në kuotën e 42 pikëve.
Nuk ka gola dhe fitues në Peqin në sfidën mes Shkumbinit dhe Luftëtarit, ndeshja më të rëndësishme e ditës në Kategorinë e Dytë. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Gjirokastritët zbresin në vendin e dytë dhe humbasin kreun (41), ndërsa peqinasit ngjiten në kuotën e 36 pikëve.
Oriku mund me rezultatin e thellë 4-0 Delvinën, Këlcyra fiton minimalisht 1-0 përballë Turbinës. Ka festival golash në sfidën mes Maliqit dhe Devollit që fitohet nga vendasit 5-4.