Wednesday, June 18, 2025

Revolucion te Napoli, i pari në listë për postin e drejtorit sportiv është Igli Tare

Lexo

Gjithçka është e gabuar, gjithçka duhet të ribëhet. Disfata e fundit në kampionat kundër Atalantës shënoi fundin e ëndrrave të Napolit për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në harkun kohor të një viti skuadra italiane kaloi nga më e mira e kampionatit, duke përfunduar sezonin me një titull historik, ndërsa këtë sezon Napoli është zhgënjimi i vitit në Serie A.

Kjo është arsyeja pse sezoni i ardhshëm do të jetë sezoni i revolucionit. Do të fillojë menjëherë, me Aurelio de Laurentiis që ka vendosur të revolucionarizojë drejtimin teknik. Nisur nga drejtori sportiv, i cili do të duhet të zërë vendin e Meluso dhe mbi të gjitha të fshijë kujtimin e Giuntolit.

Në krye të listës së presidentit italian është Igli Tare, gati për të rifilluar pas një pushimi pas lamtumires së tij me Lacio. Mes kandidatëve janë edhe ish-lojtari i Milanit, Frederic Massara, i kontaktuar tashmë vitin e kaluar dhe Pietro Accardi i Empolit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img