Kategoria e Parë. Hap i gabuar i Flamurtarit. E mund Besa në shtëpi 0-2

Ishin përgatitur për festë për të konfirmuar ngjithen në kategorinë Abissnet Superiore, por hapi i gabuar në shtëpi i Flamurtarit, nuk ka bërë të mundur festimin e vlonjatëve. Në sfidën e luajtur në shtëpi, vlonjatët janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Besa e Kavajës. Kështu, me këtë humbje, Flamurtari nuk ka mundur të sigurojë matematikisht ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Kavajasit arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Nonato, ndërsa dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë me Dabo. Në pjesën e dytë skuadra vlonjate krijoi volum loje, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Humbja e sotme e vlonjatëve në shtëpi e vështirëson apo e vonon realizimin e kualifikimit në kategorinë Superiore. Ndërkohë, me këtë fitore Besa ngjitet në kuotën e 68 pikëve, një më pak se Flamurtari(69 pikë) kur kanë mbetur dhe dy javë nga sezoni i rregullt duke dhënë sinjale Superiore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu