Ishin planifikuar të huheshin fundjavën e kaluar, por për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë u luajtën pasditen e sotme. Gjashtë duelet e kategorisë së parë luheshin për llogari të javës së dhjetë, përfundimi i të cilave nuk ishte i mirë për kryesuesin Bylis, i cili u dal nështëpi nga Besa.
Ndonëse me probleme dhe me reagime pas ndeshjes nga trajneri Emiliano Çela, Flamurtari arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë të Peshkopisë ndaj Korabit vendas.
Me fiore i kanë mbyllur ndeshjet e tyre të transfertës edhe Elbasani dhe Burreli, përkatësisht me Luzin dhe Tomorrin. Ndërkohë, në barazim jabë mbyllur çiftet, Kastrioti-Apolonia dhe Vora Lushnja.
Bylis-Besa 0-0
Kastrioti-Apolonia 1-1
Korabi-Flamurtari 0-1
Luzi-AF Elbasani 2-4
Tomorri-Burreli 0-1
Vora-Lushnja 2-2