Java e 8-të e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq interesante. Në Shijak nuk ka fitues. Takimi mes Erzenit dhe Korabit përfundoi me shifrat 0-0, një pikë e rëndësishme për dibranët në një transfertë të vështirë. Ndalet kështu skuadra e Dedes pas katër fitoreve rradhazi, që sheh vendin e parë ti shkëputet tashmë 8 pikë larg, pasi Bylis fiton ndaj Vorës në Pezë Helmës me shifrat 0-2. Ndërkohë dy takimet Tërbuni-Tomori dhe Lushnja-Turbina përfunduan me shifrat 0-0. Rezultat interesant këtë fundjavë ishte fitorja e Besëlidhjes ndaj Apolonisë në Fier me shifrat 0-3.
Rezultatet:
SHKUMBINI – BESA 2-2
TËRBUNI – TOMORI 0-0
BURRELI – POGRADECI 1-1
LUSHNJA – TURBINA 0-0
VORA – BYLIS 0-2
ERZENI – KORABI 0-0
APOLONIA – BESELIDHJA 0-3