Thursday, April 18, 2024

K. Kombëtar i futbollit 5×5/Supergol i portjerit Fatjon Nutaj, por skuadra e tij “MFC Panthers” mundet 4-3 nga “Air Albania” që kryeson e vetme renditjen

Lexo

Ashtu siç pritej, ndeshja kryesore e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të futbollit të kalçetos 5×5 për Rajonin e Shkodrës, “Air Albania”-“MFC Panthers”, skuadra këto që në formacionet e tyre luajnë emra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, tërhoqi interesimin e madh të tifozërisë shkodrane

Sfida që luhej për llogari të javës së tretë ka nisur me një supergol të realizuar nga ekipi “MFC Panthers”. Ka qënë portjeri Fatjon Nutaj, që në jetën e përditshme shërben si kryeteknik i TV1 Channel, i cili i ka befasuar të gjithë me atë gjuajtje shumë të fortë të nisur nga porta porta e tij në drejtim të portës tjetër të “Air Albania”, e cila ka përfunduar drejtpërdrejt në portën e homologut të tij Behari. Me këtë avantazh të “MFC Panthers” që në start të takimit, u mendua se futbollistët e kësaj skuadre do të vijonin ta mbanin avantazhin për të qënë favorit në fitimin e krejt ndeshjes.

Por, për një gjë të tillë nuk ishte dakort skuadra kundërshtare e “Air Albania”, e cila nuk vonon dhe gjen golin e barazimit me anë të Haris Likës. Barazim, që nuk zgjatë shumë, sepse goli i Ergi Borshit kalon në avantazh 2 me 1 skuadrën e tij, “Air Albania”, rezultat që mbyllë pjesën e parë.

Pjesa e dytë e kësaj ndeshje ishte edhe më e bukura, pasi minutat e saj do të shoqëroheshin me një luftë të fortë sportive nga të dy kampet përkatëse. Minuta këto që dhurojnë edhe katër gola, nga dy për secilen skuadër.

Dy golat e “Air Albania” kanë për autor Admir Mehjen dhe Sajdi Gurin dhe dy të tjerët e “MFC Panthers” me autor Redi Osmanaga dhe Irlind Zaja. Gola këto që mbajnë në në fuqi avantazhin  Përfundimisht,

kur dëgjohet vërshëllima përfundimtare e arbitrit Podgorica që gjykoi takimin, nq fuqi është rezultati 4 me 3 në favor të ekipit “Air Albania”. Fitore kjo, e treta radhazi për këtë skuadër, e cila kryeson me pikë të plota kampionatin e kalçetos 5×5 në Rajonin e Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img