Thursday, April 25, 2024

Kategoria e Parë-Ndalet Skënderbeu, fitojnë Flamurtari dhe Dinamo. Vlonjatët kapin kreun, Dinamo e dyta, Skënderbeu i treti.

Lexo

Është luajtur sot, java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Rezultatet e saj kanë sjellë ndryshime në tabelën e klasifikimit. Kështu, me barazimin e Skënderbeut kryesues  në transfertën e Burrelit, kanë përfituar Flamurtari dhe Dinamo, të cilët me fitoret e tyre, respektivisht ndaj Lushnjes dhe Besëlidhjes, janë ngjitur në vendin e parë dhe të dytë duke spostuar korçarët në vendin e tretë.

Në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit, skuadra vendase e drejtuar nga trajneri Dorian Bubeqi ka bërë gjithçka mirë. Edhe ka pasur përballë skuadrën kryesuese Skënderbeu, matjanat kanë qënë të barabartë në fushën e lojës, madje kanë pasur mundësi të mira për ta fituar të gjithë ndeshjen.

Një fitore të rëndësishme ka regjistruar Flamurtari, teksa ka mundur në shtëpi Lushnje me rezultatin 3-0, me tre gola të shënuar nga Juri 3′, Basha (A.G) 43′, Beqja 70′. Fitore kjo, e cila ka bërë që skuadra e drejtuar nga braziliani Troisi të marrë kryesimin e kampionatit.

Surprizues ka qënë rezultati në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës, ku ndërsa pritej që skuadra vendase të merrtë pikët e duhura në luftë për mbijetesen në kategorinë e parë, Dinamo e ka mundur me rezultatin e thellë  0-4.  Katër golat e shënuar nga Ivan 5′, Denison 38′, 67′, Imami 78′, kanë bërë që trajneri i ri Dritan Mehmeti, të debutojë me fitore, madje shumë të rëndësishme në krye të Dinamos.

Me interes pritej sfida edhe në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, mes Apolonisë vendase dhe Tërbunit mysafir. Ndeshje, e cila deri në minutën 80-të ishte në rabazpeshë, 0-0. Por, pikërisht në këtë minutë, goli Ndubuisi i jep fitoren tre pikëshe fierakëve duke  bërë që pukjanët me trajnerin e ri Ramadan Ndreu në timon të dështojnë edhe në këtë javë duke ia vështirësuar shumë punën vetes. Tashmë, për pukjanët nuk bëhet më fjalë për ngjitjen në Superligë, por nga ana tjetër ndien rrezikun e presionit të skuadrave që luftojnë për mbijetese në kategorinë e parë.

Një formë shumë të mirë sportive po kalon skuadra beratase, ku pas fitores javën e kaluar në transfertë me Dinamon, Tomori këtë javë regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mundur Orikun 2-1 dhe duke u ngjitur në vendin e 5-të me 2 pikë më pak se Korabi që mban vendin e katërt. Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe Korabi, i cili falë golit të shënuar nga Beshiraj në të 16-tën minutë, ka mundur në shtëpi Besën e Kavajës me rezultatin 1-0. Ndërkohë, që Luzi dhe Turbina e kanë mbyllur në barazim pa gola ndeshjen e javës së 18-të.

Rezultatet e javës së 18-të të KK Kategoria e parë

BURRELI 0–0 SKËNDERBEU

BESËLIDHJA 0–4 DINAMO

Ivan 5′, Denison 38′, 67′, Imami 78′

APOLONIA 1–0 TËRBUNI

Ndubuisi 80′

KORABI 1–0 BESA

Beshiraj 16′

LUZI 0–0 TURBINA

TOMORI 2–1 ORIKU

Laval 71′, Alinani 82′ / Barbosa 4′

FLAMURTARI 3–0 LUSHNJA

Juri 3′, Basha (A.G) 43′, Beqja 70′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img