KF Shiroka nuk ndalet në merkato-Firmos edhe me tre futbollistë shkodranë në prag të ndeshjes së fundjavës me Partizanin B

Në momentin kur deklaroi formimin e KF Shiroka, presidenti Ergi Axhani, premtoi për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, seriozitet dhe përkushtim maksimal që së bashku me stafin dhe futbollistët, objektivi më i afërt është kualifikimi nga Kategoria e Tretë dhë në të Dytën.

Dhe, sinjalet janë shumë pozitive, kur kemi parasysh se fazën e parë të kampionatit e ka mbyllur në vendin e dytë të klasifikimit pas Partizanit B që kryeson kampionatin e kategorisë së tretë.

Periudha e përgatitjes dimërore është shoqëruar me përforcimin e skuadrës me emra të njohur të futbollit shkodran, fillimisht me Dulajn dhe Deden, për të vijuar më pas edhe me  futbollistë të tjerë të rëndësishëm, tre prej të cilëve janë zyrtarizuar mbrëmjen e së hënës në selinë e KF Shiroka pranë Grand Hotel Shiroka.

Jemi të lumtur të njoftojmë se mesfushori Arjet Bizi është lojtari më i ri i ekipit tonë! Arjeti vjen nga KF Tërbuni dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsion edhe për një vit tjeter. Urojmë suksese lojtarit dhe presim me padurim kuntributin e tij në fushë!

Jemi të lumtur të njoftojmë se sulmuesi Seit Cela është lojtari më i ri i ekipit tonë! Seiti vjen nga KF Vllaznia U21 dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsion edhe për një vit tjeter. Urojmë suksese lojtarit dhe presim me padurim kuntributin e tij në fushë!

Jemi të lumtur të njoftojmë se mbrojtësi Enes Jahaj është lojtari më i ri i ekipit tonë! Enesi vjen nga KF Tërbuni dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsion edhe për një vit tjeter. Urojmë suksese lojtarit dhe presim me padurim kuntributin e tij në fushë!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Shiroka.

Përforcimet në fjalë vijnë pikërisht në javën e pragndeshjes, KF Shiroka-Partizani B, e cila është e para për fazën e dytë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, takim i cili është programuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit të luhet mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu