Foto-Histori: Qazim Dervishi, Muhamet Halili, Asim Golemi, futbollistë të “Bashkimit Sportiv Shkodran”(1935)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ish arbitri ndërkombëtar i futbollit, Astrit Dervishi, pjesë e një familje sportive shkodrane, duke nisur që nga babai i tij, i mirënjohuri Qazim Dervishi, futbollist dhe drejtues sporti të periudhës së para çlirimit, si dhe arbitri i parë ndërkombëtar i futbollit, për të vijuar me vetë atë dhe brezin tjetër deri tek djali dhe nipi e tij, që të gjithë të njohur në fushën e arbitrimit risjell në vemendje një pjesë të historisë së sportit shkodran.

Përmes një foto të përzgjedhur nga arkivi i familjes “Dervishi”, Astriti, që krahas arbitrimit, në profesionin e tij është një arsimtar i vjetër, i bën me dije opinionit sportive historinë e formimit të “Bashkimi Sportiv Shkodran”.

“A e dini se!? Shoqnia, “Bashkimi Sportiv Shkodran”, u krijua nga shkrirja e 5 shoqnive të qytetit: “Juventus” , “Studenti”, “Djelmnia shkodrane”, “Gjergj Kastriota”, “Hasan Riza”, dhe si rezultat shoqnia e re si simbol bashkimi kishte nje “yll të bardhë” me pese cepa të qindisun në nji fanellë kuq e blu.

Bashkimi i ketyre 5 shoqnive u bashku në nji të vetme, të qujtun “Bashkimi Sportiv Shkodran”. Në foton ma poshtë(realizuar nga Marubi viti 1935), nga e majta në të djathtë janë: Qazim Dervishi, Muhamet Halili, Asim Golemi”, shkruan në postimin e tij, is arbitri ndërkombëtar i futbollit, Astrit Dervishi.

 

- Advertisement -spot_img

1 Koment

  1. Faleminderit shumë për përcjelljen e këtij fskti.Sa më shumë fakte të vërteta sjellim ,aq më shumë pasurojmë arkivin e trashëgimisë sportive të këtij qyteti ndër më krijuesit në Shqipni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img