Monday, November 25, 2024

KF Shkodra, gati për rikrijimin e ekipit të rritur. Kryesia ka garantuar mbështetjen financiare, pritet emërimi i trajnerit dhe fillimi i përgatitjeve

Lexo

Krahas punës me ekipet e moshave ku është model në nxjerrjen e talenteve që sot aktualisht luajnë në kategorinë Superiore të Shqipërisë, Kosovës si dhe të kampionateve elitare në Europë, KF Shkodra, më herët ka funksionuar edhe me ekipin e parë të të rriturve, i cili u pat themeluar në vition 1996. Një ekip që konkuroi me dinjitet në kategorinë e dytë dhe ishte shumë pranë kualifikimit në kategorinë e parë(sot Superiore), ku vetem finalja me Kastriotin e Krujës ia mohoi një gjë të tillë. I shkrirë pas disa vitesh për arsye të mbulimit financiar, tashmë duket se ka ardhur koha që KF Shkodra të rikthehet në kampionatin e futbollit edhe me ekipin e të rriturve. Konsultat që kryetrajneri dhe njëkohësisht administratori i këtij klubi, Taip Piraniqi pati me strukturat përkatëse të qeverisjes vendore, si dhe me veteran, specialist të futbollit, tifozë dhe biznesmenë, kanë dhënë garancinë e duhur që skuadra e të rriturve mund dhe duhet të rikrijohet. Madje, nga sa bëhet e ditur, në aspektin organizativ është gjithçka gati, ndërkohë që pritet vetëm emërimi i trajnerit, në mënyrë që ekipi të nisë nga përgatitjet zyrtare.

Njoftimi zyrtar i KF Shkodra

NJOFTIM Mbas nje diskutimi te gjere me veterane, specialist, tifoza te futbollit , bizesmen dhe funksionar te pushtetit lokal per rikrijimin e ekipit te rritur”SHKODRA”ne futboll,na u dha nje mbeshtetje e gjitheanshme Rikrijimi i ekipit te rritur konsiderohet nga te gjithe nje nevoje e domosdoshme ,do jete nje mundesi me shume per te gjithe ato te rinj qe mbas moshes 18 vjec te vazhdojne te luajne futboll ne qytetin e tyre e mos te marrin rruget …

Mbasi u sigurua ana financiare per te perballuar sezonin futbollistik 2023-2024…shume futbollist jane vete afruar po bisedohet si ne aspektin financiar por edhe per objektivat e kesaj skuadre, stafi i klubit ka nje projekt te qarte e afat gjate, perberja e skuadres duhet te jete me futbollist shkodran duke gershetuar moshen e re me disa lojtar qe kane pervoje, kontratat do jene mbi 2 vjecare….

Mbetet per tu zgjidhur traineri per ta drejtuar kete skuader ( jemi ne bisedime )dhe fillimi i stervitjes.

Ringritja e ekipit te rritur do jete nje mundesi e mire per cdo futbollist shkodran mbi 19 vjec por edhe per prinderit qe investojne per femijet e tyre nga mosha 7 deri 18 vjec, ti krijohet dhe nje mundesi tjeter per te luajtur ne qytetin e tyre per qytetin e tyre.

Fal qytetit tone Shkodres, Malesise se Madhe, Rrethinave qe futbolli konsiderohet si ajri, mundesit dhe hapesirat jane per te gjithe, besojme se do i bej mire zhvillimit e rritjes se cilesise ne futboll

Pasioni per futbollin na ka bere te enderrojme,ta dashurojme kte loje magjike Enderrimi na ka bere te luftojme per te realizuar cdo gje e dashuria per futbollin na kane shumefishuar forcat per te kapercyer cdo penges..

PENGESAT JANE PER TI KAPERCYER

PENGESAT NA KANE BERE ME TE PER TE REALIZUAR ENDERRAT

( me poshte po paraqesim disa foto nga formacionet e ekipieve te rritur “SHKODRA” nga ekipi i pare ne viti 1996 dhe ne vazhdimesi)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img