Saturday, July 27, 2024

Dy debutuesit e Superiores, Skenderbeu dhe Dinamo, barazim 1-1 në testin miqësor

Lexo

Skenderbeu-Dinamo 1-1 (Shenues:Prençi 91’/Silva 15’)

Skenderbeu:Alia,Frasheri,Ramos,Prençi,Zenuallari,Janaqi,Liço,Pecani,Moses,Nikaj,Lika. Trajner:Ivan Gvozdenoviç (U aktivizuan:Dervishaj,Rashica,Muharem,Shaqe,Gerxho,Beçka,Ali,Vangjeli)

Dinamo:Sali,Marku,Behiraçe,Hoxha,Prodani,Jaku,Loran,Ivan,Kaçorri,Silva,Kapllani. Trajner:Dritan Mehmeti (U aktivizuan:Gjoni,Rrapi,Samake,Vokri,Allmuça,Kasmollari,Guci)

Gjyqtar:Ervin Kotomelo,Bariokels Hamzaj,Eljon Shkembi(Korçe)

Kartone te verdhe: Prodani 

Skenderbeu dhe Dinamo, dy skuadrat debutuese të sezonit te ri futbollistik ne kategorine Superiore te futbollit shqiptar kane zgjedhur te testohen ne nje ndeshje miqesore mes vedit. Skenderbeu meritonte me shume mbremjen e djeshme ne Korçe perballe ekipit te Dinamos. Miqte nga kryeqyteti kryesonin deri ne minuten e pare shtese por vendasit barazojn ne limitin e fundit.

Nje gol qe ne fraksionin e pare te ndeshjes me nje Dinamo qe shkoi vetem nje here ne porten vendase nderkohe qe Skenderbeu luajti vertet mire ne kete test dhe perveç golit te barazimit meritonte me shume se 1-1. Gabim i mbrojtjes korçare dhe atje perfiton Silva per miqte qe shenon ne porten e Skenderbeut. 1-0 per Dinamon.

Reagojn vendasit me Dean Liço qe jep nje asist per Liken ne zone. Shkodrani perpiqet ta kthej serish te Liço por nje nga mbrojtesit e Dinamos e prek topin me dore. Sipas gjyqtarit Kotomelo nuk ishte penallti edhe pse u duk qarte qe ishte e tille.

Nje rast tjeter i dyshimte per 11-metersh. Pas nje goditje denimi per vendasit topi perfundon ne zonen dinamovite. Atje eshte Sali qe grushton ne menyre te gabuar dhe eshte Ramos per vendasit qe pengohet nga portieri por serish nuk ka penallti.

Gjuan Liço nga jashte zone por pret në pozicion portieri dinamovit Sali.

Skenderbeu reagon serish me ane te nje goditje denimi Liço fut nje top te bukur ne zone dhe eshte Prençi qe gjuan por mbi traverse. Dy raste serish te pastra shenimi per Skenderbeun. Moses se pari gjuan ne zone topi perplaset ne kurrizin e nje prej mbrojtesave. Topi kthehet te Liço qe serish gjuan dhe perseri shpetojn mbrojtesit miq golin e barazimit.

Gjate nje goditje nga kendi per Skenderbeun eshte Liço qe con topin ne zone aty ku eshte Lika qe e kthen te Shaqe i cili humb rastin me ideal vetem per vetem me porten duke e gjuajtur mbi traverse.

Pas nje goditje denimi per Skenderbeun,shkodrani Ardit Nikaj ben gjithçka vete gjuan nga 25 metra larg por ne menyre te gabuar topi perfundon mbi kuadrat.

5 minuta nga fundi i takimit Liço jep nje pasim me kokë nga e djathta topi shkon ne zone te Muharem qe gjuan po me koke por topi serish perfundon mbi traverse.

Skenderbeu nuk demoralizohet dhe ne frymen e fundit shenon golin e barazimit. Pas nje krosi nga largesia Prençi me koke gjuan sakte duke mposhtur portierin dhe duke barazuar shifrat ne 1-1. Mbyllet ne barazim ndeshja me arome superiore por qe Dinamo ishte ne gjume gjate gjithe ndeshjes ndersa Skenderbeu i riformatuar u mundua deri ne minuten e fundit per te mar dicka me shume se ai barazim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img