Klubi i Futbollit Shkodra ndodhet në fazën përmbyllëse të sezonit futbollistik 2025–2026, një moment reflektimi dhe vlerësimi për objektivat e vendosura në fillim të këtij rrugëtimi. Me një pjesëmarrje rekord prej 235 lojtarësh në të gjitha grupmoshat (U-9, U-11, U-13, U-14, U-15, U-16, U-17, U-19 dhe ekipi i të rriturve), KF.Shkodra konfirmon edhe një herë statusin si një nga klubet me bazën më të gjerë dhe më të organizuar në futbollin shqiptar.
Ekipi i të rriturve
Pas rikthimit në Kategorinë e Tretë, me fokus të qartë në promovimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një baze solide për sezonin 2026–2027, ekipi i parë e mbylli sezonin me një fitore domethënëse 1–0 ndaj Dinamo B (vendi i dytë). Një paraqitje që reflekton rritjen dhe konsolidimin e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Denis Zmijani, duke rritur besimin për objektivat ambiciozë të sezonit të ardhshëm.
Protogoniste ne kete pjesemarrje: Erind Shkambaj, Orest Dervishi, Ergin Xhabija, Eridon Gjoni, Enis Danaj, Endrit Pjetra,Emanuel Moses, David John, Austine Preye, Osei Seedorf, Abdullahi Adam, Enes Repaj, Elison Vulaj, Redis Hoxha, Sajmon Hoxha, Xhuvani Hila.
U-17 – KAMPIONË TË KATEGORISË SË PARË
Një arritje historike për KF.Shkodra! Ekipi U-17, pas fitores 2–1 në Berat, është shpallur Kampion i Kategorisë së Parë, plot 3 javë përpara përfundimit të kampionatit, duke siguruar pjesëmarrjen në Abissnet Superiore 2026–2027.
Statistika mbresëlënëse:
- 24 ndeshje
- 23 fitore
- 1 barazim
- 0 humbje
- Golaverazhi: 108–12
Protagonistët e këtij suksesi:
Arien Pacaj, Armel Kukaj, Rijad Syla, Gersi Gjergji, Igli Dautovi, Donard Marku, Xhejsen Hasani, Arber Jukaj, Julian Bushati (autor i dopietës vendimtare), Ilhan Haxhija, Enea Haxhija, Fabio Geshteja, Mikel Prendi, Ertion Pilaca, Engin Ademaj.
Një vleresim te veçantë për Erjon Vajushi, i cili me kontributin dhe golat e tij ka qenë një nga shtyllat e ekipit, pavarësisht dëmtimit që e largoi përkohësisht nga fusha—rikthimi i tij pritet edhe më i fortë.
Ky sukses mban firmën e trajnerit Arbër Shytani, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim ka ndërtuar një skuadër kampione.
U-15 – Karakter dhe qëndrueshmëri në elitë
Në një transfertë të vështirë në Fier ndaj Apolonisë, kundërshtar direkt për mbijetesë, ekipi U-15 arriti një barazim spektakolar 3–3, duke përmbysur rezultatin nga 3–1 shenues Kurtalija, Sinani ,Patalaku dhe duke ruajtur diferencën prej 4 pikësh.
Protagonistët:
Jozef Mukuri, Sevin Sufaj, Endi Lekaj, Marjel Geshtenja, Ardis Tula, Enea Patalaku, Amadeo Marku, Arbi Lekaj, Sean Sinani, Iljon Kurtalija, Ailind Hadroj.
Nën drejtimin e trajnerit Semir Gogaj, ekipi demonstroi karakter, disiplinë dhe një punë sistematike që siguroi qëndrimin në Abissnet Superiore.
Në pritje të konfirmimeve të tjera
- U-13 dhe U-14 shumë pranë kualifikimit në Kampionatin Elite
- U-16 shumë pranë shpalljes Kampion në Kategorinë e Parë dhe ngjitjes në Abissnet Superiore
- U-19 në vendin e tretë, me një sezon shumë pozitiv
Bilanc i një sezoni për t’u admiruar
Rezultatet e arritura këtë sezon janë dëshmi e një pune të palodhur, të organizuar dhe me vizion afatgjatë. Një sukses që merr një domethënie edhe më të veçantë, pasi përkon me 30-vjetorin e themelimit të KF.Shkodra.
KF.Shkodra vazhdon të ndërtojë të ardhmen me besim, përkushtim dhe dashuri për futbollin.


