Mbrëmjen e djeshme ishte futbollisti i talentuar kuqeblu, Kevin Dodaj, duke bërë të ditur firmosjen me skuadrën e re CSKA Sofja, falenderonte familjen e madhe të Vllaznisë për gjithçka arriti me fanelen kuqeblu.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, është KF Vllaznia, që përmes një postimi zyrtar konfirmon firmosjen e kontratës nga ana e futbollistit të tyre, 19 vjeçarit Kevin Dodaj.
“Faleminderit Kevin!
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin bullgar CSKA Sofja për transferimin e futbollistit Kevin Dodaj.
Një djalë i rritur në familjen kuqeblu, e që vendosi gjithmonë zemrën në fushën e lojës. Jemi krenarë për rrugëtimin tënd dhe të falënderojmë për çdo moment me këtë fanellë.
Suksese në sfidën tënde të re, Kevin! — Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote! ”