KF Vllaznia Futsal, qëndron në mbështjetje të presidentit Alban Xhaferi: Si në çdo kohë të historisë, jo vetëm sportive, nga Shkodra nis ajo “boll ma”, e kush e don sportin e pastër le të bashkohet

Lexo

- Reklamë -spot_img

Deklarata zyrtare e plotë e KF Vllaznia Futsal

DEKLARATË
KF Vllaznia Futsal në këto ditë të shëmtuara për sportin shkodran në veçanti por edhe atë kombëtar në përgjithësi, qëndron në mbështjetje të presidentit Alban Xhaferi i cili njëkohësisht është edhe zv. president i futsallës Shkodrane.
Si pjesë e familjes së madhe të sportit shkodran dënojmë fuqimisht përpjekjet e panumërta nga kriminelat kronik të sportit të cilët kërkojnë të jenë protagonistë jashtë fushe e në këtë mënyrë tallen me tifozët, lojtarët, drejtuesit por edhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ka ardhur koha që FSHF si një ndër institucionet e pakta në Shqipëri që mund ti numërohen arritje konkrete, të pastrohet nga këto rrugeçër, pengje por shpesh palë e bandave dhe gangsterave së fundmi të ulur këmbëkryq në sofren e futbollit. Presidenti i këtij institucioni i cili ka meritat kryesore për këto arritje nuk mund të lejojë më që disa dërrasa të kalbura të rrezikojnë kredibilitetin e vetë institucionit.
Vllaznia përtej faktit se çfarë rëndësie dhe peshe ka për çdo shkodran dhe kjo jo domosdoshmërisht mund të kuptohet nga kushdo, ka luftuar gjithmonë për garë sportive, për rezultate në fushë, për arritje me meritokraci.
Në një kohë kur në Shkodër duartrokitet kundërshtari, në vende të tjera të fluturojnë stolat dhe zbulohen hekrat.
Si dëshmitarë dhe viktimë të shfaqjeve të dhunës ndaj arbitrave por edhe ndaj nesh në 2 apo 3 raste në disiplinën tonë, e gjykojmë të papranueshme dhe eksesive dhunën ndaj stafit gjykues edhe në rastet kur tendenca tashmë është kthyer në sistem.
Si në çdo kohë të historisë, jo vetëm sportive nga Shkodra, nis ajo “boll ma”, e kush e don sportin e pastër le të bashkohet.
Drejtuesit e KF Vllaznia Futsal
Kryt Nalt!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img