Friday, November 29, 2024

KF Vllaznia, shpall “non grata” arbitrat Enea Jorgji dhe Kreshnik Bajramaj

Lexo

Pakënaqësitë në lidhje me gjykimin e ndeshjes së jaëvs së tetë të Abissnet Superiore, Vllaznia-Tirana, janë bërë objekt i një reagimi zyrtar që KF Vllaznia bëri pranë institucionit të futbollit shqiptar, FSHF.

Reagim, që siç bëri të ditur Veriu Sport fundjavën e kaluar, u shoqërua edhe me pamjet filmike ku drejtuesit e klubit kuqeblu kishin të bashkangjitur edhe pamjet filmike në të cilat pasqyroheshin momentet e diskutueshme ku Vllaznia pretendonte penallti, si dhe faull pranë zonës së rreptësisë së Tiranës.

Për këtë, klubi kuqeblu, akuzon arbitrin kryesor Enea Jorgji dhe Kreshnik Bajramajn në sistemin VAR, si përgjegjës kryesor në humbjen e Vllaznisë. Me këtë rast, KF Vllanzia ka marrë vendim që të mos pranojë më deri në fund të sezonit futbollsitik, dyshen në fjalë duke i shpallur “non grata” në ndeshjet e Vllaznisë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img