Saturday, July 27, 2024

KFF Vllaznia, me një lajm të rëndësishëm për tifozët e vegjël: Hyrja në stadium për ndeshjen, Vllaznia-Real Madrid, falas

Lexo

Ajo çfar kishte premtuar ditë më parë presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, që për ndeshjen Vllaznia-Real Madrid, do të kishte lehtësira për disa kategori tifozësh po bëhet realitet.

Bëhet fjalë për kategorinë e fëmijëve të moshës nën 13 vjeç, si dhe për një pjesë të të moshuarve, ato që janë të sistemuar në qëndrën përkatëse të shërbimit social në Shkodër.

“ Të nderuar tifozë të Vllaznisë! Ju bëjmë me dije se për ndeshjen e nesërme Vllaznia- Real Madrid, e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Ëomen’s Champions League, për të gjithë fëmijët deri në moshën 13 vjeç hyrja në stadium do të jetë e lirë (pa biletë), me kushtin e vetëm që duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit. Eja edhe TI! Vllaznia për historinë!”, shkruan KFF Vllaznia në faqen zyrtare të klubit. 

Ndërkohë, sa i përket të moshuarve, fjala është për atë kategori që janë të  sistemuar në Shtëpinë e të Moshuarve të Qarkut  Shkodër. Bashkëpunimi i KFF Vllaznia me këtë kategori të moshuarish ka qënë edhe në ndeshjet e mëparshme ndërkombëtare, gjë e cila do të vijojë edhe për ndeshjet në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img