Klasikja, Vllaznia-Tirana, merr vemendjen e policisë së shtetit. Masa të shtuara për bllokimin e rrugëve, dyert e stadiumit “Loro Boriçi” hapen dy orë përpara për tifozët

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e cila do të luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00, ka marrë vemendjen e policisë së shtetit. Në kuadrin e masave organizative të marra për këtë ndeshje, para, gjatë zhvillimit të saj dhe pas ndeshjes, gjatë orëve të fundit është vendosur edhe bllokimi I disa rrugëve që të çojnë drejt stadiumit “Loro Boriçi”, ndërkohë që bëhet me dije, që për t’i ardhur në ndihmë  tifozëve, dyet e stadiumit do të happen dy orë përpara filli8mit të ndeshjes. Një gjë të tillë, KF Vllaznia e ka bërë edhe përmes një komunikate zyrtare, në të cilën thuhet:

NJOFTIM ME RËNDËSI

Në kuadrin e masave të shtuara që janë ndërmarrë nga policia e shtetit për ndeshjen e sotme Vllaznia- Tirana, që konsistojnë në bllokimin e rrugëve kryesore, kontrollet e shtuara nga grupet e sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshje, bëjmë të ditur se për të eliminuar dyndjet e tifozëve, ju bëjmë me dije se dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të hapen dy orë përpara fillimit të ndeshjes, pra duke nisur nga ora 16.00.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu