Wednesday, March 11, 2026

Kombëtarja e Iranit, bojkot Botërorit. Ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donjamali: “Nga momenti që kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë (Ali Khamenei), nuk kemi asnjë plan për të marrë pjesë në Botëror”!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e Iranit nuk do të marrë pjesë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet gjatë verës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vendimi ishte i pritshëm pas konfliktit që shpërtheu në Lindjen e Mesme javët e fundit. Konfirmimi ka ardhur nga Ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donjamali, në një intervistë të fundit: “Nga momenti që kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë (Ali Khamenei), nuk kemi asnjë plan për të marrë pjesë në Botëror”.

Donjamali evidentoi më tej “sulmet keqdashëse të marra ndaj Iranit nga ana e SHBA-ve. Janë bërë dy luftëra në 8-9 muaj dhe mijëra qytetarë tanët janë vrarë. Nuk kemi absolutisht asnjë mundësi të marrim pjesë”.

Pavarësisht luftës, presidenti amerikan Donald Trump shpresonte se Irani do të merrte pjesë në Kupën e Botës. Kështu njoftoi së fundi edhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, duke theksuar se “një event si Botërori shërben për të bashkuar njerëzit. Presidenti Trump më tha se skuadra iraniane është e mirëpritur në SHBA”.

Irani duhej të lunate në SHBA ndeshjet e grupit G ndaj Zelandës së Re më 15 qershor, ndaj Belgjikës më 21 qershor dhe ndaj Egjiptit më 26 qershor në ‘Lumen Field’ të Seattle.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img