Shqipëri U16 – Itali U-16 0-6
Shënues: Castaldo 16’, Orlandi 31’, Olivieri 46’, 79’, Mosconi 67’, Di Nunzio 82’
Shqipëria U16: Leonard Kolgecaj, Ergestino Pepnikaj (Matias Gici 36’), Renato Halili, Rinaldo Nela, Enea Elmazi, Jetmir Laze (Leon Misja 54’), Matia Huqi, Eraldo Karaj (David Hoxha 70’), Tedi Malaj, Oresti Rifa (Ledio Nderjaku 60’), Xheto Joi Nuredini (Ledjon Fikaj 60’ – Fabiano Mavriqi 66’).
Trajner: Ervin Bulku
Italia U16: Massimo Pessina, Mattia Cappelletti (Federico Colombo 54’), Jacopo Contarini (Cristian Cama 54’), Siaka Diallo Khallouki, Manuel Maffessoli, Giacomo Arduini (Nicolo Gariani 70’), Alessandro Olivieri (Ernesto Perin 82’), Elia Plicco (Mattia Liberali 70’), Mattia Mosconi, Andrea Orlandi (Mattia Mosconi 54’), Guido Della Rovere (Alessandro Di Nunzio 46’), Francesco Castaldo
Trajner: Daniele Zoratto
Kombëtarja shqiptare U-16 ka zhvilluar sot edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Italisë U-16, që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”. Testi i dytë i zhvilluar brenda pak ditësh në Shqipëri përfundoi me fitoren 0-6 në favor të Italisë.
Trajneri i Shqipërisë U-16, Ervin Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Leonard Kolgecaj, Ergestino Pepnikaj, Renato Halili, Rinaldo Nela, Enea Elmazi, Jetmir Laze, Matia Huqi, Eraldo Karaj, Tedi Malaj, Oresti Rifa, Xheto Joi Nuredini.
Të dyja skuadrat kanë bërë shumë ndryshime në 11-she krahasuar me ndeshjen e parë për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve që të aktivizohen. Pas një fillimi të ngadaltë në minutën e 16-të Italia arrin të kalojë në avantazh me sulmuesin Francesco Castaldo, i cili është i saktë me kokë në qendër të zonës pas një krosimi të ardhur nga këndorja.
Shqipëria përpiqet të reagojë dhe ka një mundësi me Rifën, i cili niset në kundërsulm pas një krosimi, por portieri italian Pessina del shpejt dhe neutralizon depërtimin. Në minutën e 31-të Italia gjen edhe golin e dytë sërish nga goditja e këndit. Këtë herë është Andrea Orlandi ai që përfiton pas një gabimi të mbrojtjes që nuk e largon siç duhet dhe sulmuesi italian e dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 40-të Malaj godet bukur nga një distancë e largët me portierin italian që është në pozicion dhe pret topin. Në minutën e parë shtesë të pjesës miqtë gjejnë edhe golin e tretë pasi Alessandro Olivieri tregohet i saktë duke shfrytëzuar një top në zonë, sërish pas një krosimi dhe dërgon shifrat 0-3.
Pjesa e dytë nis me një tjetër ritëm për kuqezinjtë, që në minutën e 48-të i afrohen golit, kur Renato Halili godet traversën pas një gjuajtje me kokë në zonën e vogël. Italianët vazhdojnë të këmbëngulin dhe në minutën e 67-të shënojnë golin e katërt me anë të Mosconit pas një depërtimi individual në zonë duke e dërguar topin në rrjetë. Më pas është radha e Olivierit të shënojë golin e pestë në minutën e 80-të dhe më pas është Di Nunzio që realizon për rezultatin përfundimtar 0-6.
Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes këtyre skuadrave me të parën që u luajt më 21 shkurt stadiumin “Air Albania”.