Thursday, April 18, 2024

Kombëtarja kthehet në stërvitje, me grupin bashkohet edhe Etrit Berisha

Lexo

Pas sfidës me Kilin, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e të shtunës në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa pasdreke janë nisur drejt Suedisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

Në seancën e sotme lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e nesërme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin e ndeshjes.

Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img