Thursday, November 21, 2024

Kombëtarja në Pragë, gati për miqësoren me Republikën Çeke

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e së dieles në Pragë, ku të martën do të luajë edhe ndeshjen e dytë miqësore të programuar për muajin qershor ndaj Republikës Çeke. I gjithë grupi që ishte në Uells ka udhëtuar i plotë drejt tokës çeke dhe nuk ka pasur asnjë problem fizik.

Në dalje të aeroportit delegacioni kuqezi është pritur nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka, i cili takoi përzemërsisht Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe djemtë e Kombëtares, duke i uruar për rezultatin pozitiv që morën ndaj Uellsit të shtunën mbrëma.

Më pas grupi është akomoduar në hotel dhe rreth orës 17.30 ka zbritur në fushën stërvitore. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se lojtarët që ishin pjesë e formacionit titullar ndaj Uellsit bënë stërvitje të diferencuar. Ndërsa ata që nuk u aktivizuan zhvilluan një seancë me intensitet të plotë fizik dhe ushtrime taktike.

Ditën e hënë përfaqësuesja do të zhvillojë pasdite seancën e fundit stërvitore para miqësores me Republikën çeke, që luhet të martën në Pragë duke filluar nga ora 20:15.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img