Tuesday, December 10, 2024

Nuk ka largim të Brdariç nga Vllaznia. Realisht, tekniku ka oferta joshëse, por drejtuesit kuqeblu deklarojnë vazhdimësinë e bashkëpunimit dy palësh

Lexo

Vllaznia vijon punën për ndërtimin e skuadrës së re, me të të cilën do të përfaqësohet në kompeticionet europiane, dhe në vazhdim edhe për sezonin 2021-2022. Por, në kampin kuqeblu ka një çështje për tu zgjidhur, dhe ajo ka të bëjë me trajnerin Thomas Brdariç.

Teknikut kuqeblu i ka mbaruar kontrata me Vllaznisë, dhe nisur nga përformanca shumë pozitive që kishte në stolin e Vllaznisë në drejtim të tij kanë mbërritur oferta të shumta. Nga sa bëhet e ditur, ato janë nga brenda kampionatit shqiptar, si dhe jashtë tij, si në Poloni, Kosovë etj.

Konkretisht, KF Ballkani në kampionatin kosovar mësohet se i ka bërë ofertën më të mirë trajnerit, duke i dhënë një pagë më të madhe se Vllaznia, teksa në total do të përfitonte 80 mijë euro në sezon, ndërkohë që një tjetër ofertë joshëse është edhe ajo e klubit polak, Jagellonia, pa përjashtuar edhe atë të klubit kukësian me shifra joshëse.

Ndërkohë, sa i përket klubit të futbollit Vllaznia oferta e parë që i është drejtuar kroato-gjermanit, nuk e ka kënaqur atë. Burime brenda klubit kuqeblu bëjnë të ditur se  Brdariç ka kërkuar rritje të rrogës mujore për sezonin e ardhshëm, si dhe gjithashtu bonuset në rast të arritjes së objektivit.

Përpos kësaj, një tjetër kusht që Brdariç kërkon për vazhdimësinë e bashkëpunimit në krye të Vllaznisë janë edhe dy rrogat e fundit si dhe shpërblimi i premtuar në rast të realizimit të objektivit, gjë që deri më tani nuk është realizuar premtimi i dhënë.

Një tjetër element që nuk e ka ngrohur shumë Brdariçin ka të bëjë edhe me kontratat e reja të lidhura me pjesëtarë të stafit teknik si dhe me futbollistë, ndërkohë që sipas tij, profesionalisht duhej të ishte ndryshe. Që do të thotë, se firma e parë duhej të ishte me trajnerin e parë dhe më pas të vijonte me plotësimin e grupit kuqeblu, gjithnjë duke qënë edhe ai pjesë e këtyre vendimmarrjeve.

Megjithatë, ndërsa, mediatikisht, teknikun gjerman e bëjnë tashmë të larguar nga Vllaznia, burimet zyrtare pranë klubit thonë të kundërtën. Realisht, ato e pranojnë situatën e ngërçit në fjalë, por besojnë se gjërat do të normalizohen dhe Brdariç do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Nga i njëjti burim, mësohet se mbrëmjen e së hënës është programuar një takim kokë më kokë me trajnerin Brdariç, në përfundim të cilit pritet që palët të shtrëngojnë duart për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img