Monday, November 25, 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mes kritikave dhe vlerësimeve, Reja rrezikon stolin

Lexo

Paraqitjet e kombëtares tonë të futbollit në ndeshjet e fundit të UEFA Ligën e Kombeve janë shoqëruar me jo pak probleme. Rezultatet jo pozitive të arritur, qoftë në Tiranë por edhe në transferte bënë që nga një skuadër që konsiderohej favorit kryesor në grupin 4 ku bën pjesë së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin të rrezikojë seriozisht realizimin e objektivit. Nëse në sfiden e fundit, atë përballë në transfertë luajtur në kryeqytetin lituanez, Vilnius, gjërat do të ishin ndryshe. Por, barazimi zero me zero ka ndërlikuar gjithçka tashmë.

Megjithatë, në analizat e specialistëve të futbollit, përposë kritikave ka vend edhe për vlerësime. Kjo më së shumti në atë që po e quajnë revolucion të teknikut Reja duke sjellë në skuadër një frymë të re. Dhe nuk janë pak, reth dhjetë të tilla, mes të cilëve edhe dy veriorët e Shkodrës, Kumbulla dhe Broja, lojtarë këto 19 vjeçarë të cilët konsiderohen një e ardhme e sigurtë e kombëtares tonë. Revolucioni kuqezi duhet thënë se ka nisur në heshtje në kombëtaren shqiptare teksa trajneri Edi Reja bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 sfidat e tetorit, në fillim miqësorja me Armeninë e më pas dy takimet e tjera me Kazakistanin dhe Lituaninë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ajo që ka rënë më shumë në sy dukshëm është mungesa e pesë titullarëve si Hysaj, Cikalleshi, Balaj, Roshi, apo Sadiku. . Pas barazimit pa gola 0 me 0 ndaj Lituanisë në transferte Shqipëria është ngjitur në kuotën e 5 pikëve po aq sa ka edhe Lituania. Ndeshjet e radhës për kombëtaren kuqezi janë ato që do të luhen në muajin nëntor ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë ku Shqipëria shpreson në fitore për të realizuar objektivin e kualifikimit në grupin 4. Ndeshje këto që do të vijojnë të drejtohen nga tekniku Reja, por që më pas nuk dihet saktësisht fati i tij. Sinjalet e një lëkundje të tillë të Rejes në stolin e kuqezinjëve kanë ardhur nga komenetet e analistëve të futbollit shqiptar, por në të njëjtën kohë edhe brenda vete instucionit të futbollit shqiptar qarkullon një ide e tillë.

Përgjithësisht, nga ajo që komentohet, zëvendësimi i tij me një tjetër italian që rëndom po thuhet gjatë ditëve të fundit, vjen edhe nga mosha aspak favorizuese 74 vjeçare ndërkohë që kërkohet një trajner me moshë të re dhe me një projekt më afatgjatë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img