Sunday, December 1, 2024

Ndryshime në kampin kuqeblu, iken administratori Lici, zëvendësohet nga Benjamin Nako

Lexo

Ajo që kishte kohë që përflitej në qarqet sportive të qytetit verior ka ndodhur pikërisht tani. Administratori i Klubit të Futbollit Vllaznia Suad Lici është larguar nga detyra e tij të cilen e mbante që nga viti 2018 dhe në vendin e tij është ofruar një emër i njohur i sportit shkodran. Bëhet fjalë për Benjamin Nakon, një ish gjimnast kampion në karrieren e tij si sportist, ndërkohë që në vijim ka qënë pjesë e departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, madje për dy mandate me radhë ai e ka drejtuar atë si shef  i departamentit.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se largimi i Licit nga detyra e tij si administrator ka ardhur edhe nga fakti se që prej  ardhjes në krye të klubit të sponsorit Alban Xhaferi Lici ka dalë në plan të dytë, madje kohët e fundit ai ka shmangur edhe deklaratat sa i përket Vllaznisë.

Duke iu rikthyer momentit të prezantimit të stafit të ri teknik me në krye trajnerin gjerman Tomas Brdariç, Lici pati paralajmëruar se nuk mund të qëndronte si kukull te Vllaznia. Dhe, në fakt, gjatë të gjithë kësaj periudhe Lici ka qënë në hije të plotë sa i përket vendimmarrjeve në klubin kuqeblu duke e detyruar atë të shkojë në marrjen e vendimit të dorëheqjes. Pasuesi i tij, Benjamin Nako më herët ka qënë edhe pjesë e Bordit Mbiqyrës Vllaznia, gjë e cila me marrjen e  detyres së administratorit e detyron atë të dorëhiqet nga Bordi, vend i cili mësohet si i është ofruar një tjetër figure të njohur sportive, Xhulio Zefit, ish atlet dhe ish trajner kampion, sot përgjegjës i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img