Friday, December 27, 2024

Kombëtarja shqiptare U15, fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës. E treta në Turneun “UEFA Development U-15″

Lexo

Shqipëri U15-Bosnje Hercegovinë 3-2(Shënues: Haxhi Rrena 50’, dhe dopietën e Mattia Xhemalit 54’, 90’/ Dujakoviç 3’)

Formacionii Shqipërisë U15: Joart Mile (GK), Rian Nezaj, Denis Nikolli, Sean Sulaj, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena, Gentjan Sharka, Mattia Xhemali, Marsid Hoxha (C), Eno Resuli. Trajner: Armand Dama

Shqipëria U-15 e mbylli me fitore 3-2 ndaj Bosnje – Hercegovinës turneun “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me golat e Haxhi Rrenës dhe dopietën e Mattia Xhemalit. Një fitore që i dha vendin e parë në grup Kombëtares U-15.

Trajneri Dama e nisi takimin e tretë të këtij turneu me këtë 11-she titullare: Joart Mile (GK), Rian Nezaj, Denis Nikolli, Sean Sulaj, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena, Gentjan Sharka, Mattia Xhemali, Marsid Hoxha (C), Eno Resuli.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, me disa raste të krijuara, duke iu afruar golit të avantazhit, por 45 minutat e para u mbyllën me porta të paprekura. 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, boshnjakët kalojnë në epërsi me një gol të shënuar nga Dujakovic. Festa zgjat pak për miqtë, pasi Shqipëria barazon rezultatin falë golit të realizuar nga Haxhi Rrena. Sulmuesi bën gjithçka vetë, merr topin, futet në zonë duke shmangur kundërshtarët dhe e çon në rrjetën boshnjake.

Në minutën e 53-të, Xhemali shënon golin e avantazhit për kuqezinjtë, pas një aksioni personal. 11-shi i Kombëtares i shmanget bukur mbrojtjes, hyn nga e majta në zonën boshnjake dhe e çon topin në fundin e rrjetës.

Kuqezinjtë nuk kënaqen me kaq, por realizojnë edhe golin e tretë në minutat shtesë po me Mattia Xhemalin. Edhe boshnjakët realizojnë një gol në minutën e 96-të, duke ngushtuar shifrat në 3-2. Një gol që nuk ndikon në rezultat, pasi fitorja i përket kuqezinjve.

Shqipëria e mbyll kështu me tre fitore këtë turne të zhvilluar në Shqipëri, ku morën pjesë edhe tre ekipe të tjera: Bosnje-Hercegovina, Ishujt Faroe dhe San Marino.

Në ndeshjen tjetër të turneut të zhvilluar paraditen e sotme, përfaqësuesja e Ishujve Faroe mundi San Marinon me rezultatin 1-0.

Turneu “UEFA Development” u organizua nga Federata e Futbollit në Tiranë në datat 23-28 tetor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img