Kombëtarja U15-Ekipi Pepa U16 0-1
Formacioni i Kombëtares U-15: Ejgi Kasi, Alvi Kumbaro, Dion Vata, Frensi Mali, Anxhelo Likometi, Petro Marku, Noel Arapi, Elson Himallari, Denis Matraku, Dionis Peraj, Ismail Ademi. Trajner: Armand Dama
Kombëtarja shqiptare U-15 ka zhvilluar këtë të dielë një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Pepa U-16. Sfida e luajtur në kompleksin ‘Pepa’ në Elbasan përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës elbasanase, ndërkohë që trajneri Armand Dama e shfrytëzoi më së miri këtë test për të provuar në aksion disa nga elementët e spikatur të kampionatit shqiptar të vitlindjes 2009.
Tekniku Dama hodhi fillimisht në fushë këtë formacion fillestar për Kombëtaren U-15: Ejgi Kasi, Alvi Kumbaro, Dion Vata, Frensi Mali, Anxhelo Likometi, Petro Marku, Noel Arapi, Elson Himallari, Denis Matraku, Dionis Peraj, Ismail Ademi.
Duhet theksuar se skuadra kundërshtare përbëhej nga lojtarë të paktën një vit apo më shumë më të mëdhenj në moshë dhe diferenca fizike në këto nivele është shumë e dukshme në fushën e lojës.
Pavarësisht kësaj ekipi kuqezi ka bërë një paraqitje të mirë, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Edhe në pjesën e dytë Kombëtarja U-15 ka luajtur mirë, ndërkohë që Pepa U-16 ka arritur të shënojë një gol që ka fiksuar rezultatin përfundimtar në shifrat 1-0.
Në pjesën e dytë tekniku kuqezi ka aktivizuar të gjithë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim 2-ditor, duke marrë sinjale pozitive nga shumë prej këtyre futbollistëve.
Shumë prej tyre janë spikatur nga stafi teknik në seancat e përjavshme stërvitore që janë zhvilluar nga projekti i FSHF ‘Step by Step’, me të gjitha nivelet e moshave.