Thursday, May 16, 2024

(Intervista) Trajnerët Gvozdenovic dhe Zekic flasin pas ndeshjes Skënderbeu 1-0 Partizani

Lexo

Skënderbeu merr një fitore të rëndësishme përballë Partizanit me shifrat 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Pas ndeshjes, trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenovic, u shpreh për MCN TV:

“Bukur kur fiton në një derbi, sot ishte derbi. Fitore me kryeqytetaset? Pas Dinamos, mposhtëm edhe Partizanin 1-0. Kundërshtari shumë i fortë. Pjesa e parë ishte e barabartë, por Marko Alia portieri jonë ishte shumë i mirë. Partizani në 20 minutat e fundit krijoi 2-3 raste për gol por ne reaguam shumë mrië dhe meritojmë këtë fitore. Ky është kampionati shqiptar, nuk ka diferenca. Egnatia humbi me Teutën, ne fituam me Partizanin. Ne jemi në rregull, kemi 12 pikë, mbaroj java e 6-të dhe bëhemi gati për javën tjetër. Jemi shumë të kënaqur me fitoren.”

Nga ana tjetër, Partizani merr një humbje që mund të ndikojë në sezonin e tij. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Zoran Zekic u shpreh për MCN TV:

“Çfarë mund të them për këtë ndeshje. I kishim situatat për të fituar. Humbëm pastaj topat e dytë dhe më pas një penallti në zonë dhe humbëm ndeshjen.

Sigurisht që kam keqardhje për rastet e humbura. Normalisht që jam i mërzitur. Kështu është futbolli, kur nuk shënon, e pëson. Më shumë më shqetëson momenti kur Skënderbeu shënoi dhe ne kishim shumë minuta, por nuk reaguam si duhet.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img