Sunday, April 28, 2024

Kombëtarja U-17, nis grumbullimin për Eliminatoret e Europianit. Mbrojtësi i Vllaznisë Egert Selmani, pjesë e listës së trajnerit Bulku

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 nis sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Trajneri i skuadrës kuqezi, Ervin Bulku ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të turneut, që do të zhvillohen në Kroaci gjatë këtij muaji. Nga sa shikohet, pjesë e kësaj liste është edhe një futbollist shkodran. Bëhet fjalë për mbrojtësin, Egert Selmani, pjesë e Akademisë Vllaznia  U-17.

Nëntë nga lojtarët e kësaj liste aktivizohen në klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar. Stafi teknik i U-17 ka zhvilluar disa miqësore dhe seleksionime gjatë këtij viti për t’u përgatitur si duhet për eliminatoret e Europianit. Skuadra ka nisur që sot grumbullimin dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës. Kombëtarja do të vijojë deri më datë 18 tetor përgatitjet në Shqipëri e më pas do të udhëtojë drejt Kroacisë.

Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin me ndeshjet që do të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022. Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e parë ndaj Suedisë më 20 tetor me sfidën që nis në ora 11:00 dhe më 3 tetor do të përballet me Kroacinë (ora 13:00). Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Uellsit, e programuar më 26 tetor, ora 13:00.

Bazuar në rregulloren e UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me katër vendet e treta më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore.

Shorti ka përcaktuar 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit të moshës U-17 do të zhvillohet në Hungari në maj të vitit 2023.

Më poshtë, edhe lista zyrtare e Kombëtares U-17 me emrat e lojtarëve të grumbulluar për eliminatoret e Kampionatit Europian të moshës U-17:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img