Vora-Vllaznia, të mërkurën, ora 13:30. Abissnet Superiore/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten, më 28 dhe 29 tetor.

Pesë takimet e kësaj jave do të luhen në dy ditë, me duele interesante në garën e kampionatit. Të mërkurën, FK Vora do të presë Vllazninë në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e tjera të ditës, Skënderbeu – Laçi dhe AF Elbasani – Partizani.

Java e 9-të do të mbyllet të enjten me dy takimet e fundit. Tirana do të përballet me Dinamo City në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhet sfida mes Egnatias dhe Teutës.

Abissnet Superiore, java e 9-të
FK Vora – Vllaznia, 28.10.2026, 13:30, stadiumi “Vora”
Skënderbeu – KF Laçi, 28.10.2026, 18:30, stadiumi “Skënderbeu”
AF Elbasani – Partizani, 28.10.2026, 18:30, stadiumi “Elbasan Arena”
Tirana – Dinamo City, 29.10.2026, 13:30, stadiumi “Niko Dovana”
Egnatia – Teuta, 29.10.2026, 18:30, stadiumi “Arena Egnatia”

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe