Kombëtarja U-19 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë U-19. Kuqezinjtë humbin 1-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë U-19 në kompleksin “National Football Base”, duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Daniel Culi (GK), Frestim Gaxheri, Leon Sylejmani, Betim Hasanaj, Endrit Asani, Serxho Vogli, Andreas Llana (C), Rikardo Sheji, Oliver Blini, Kevin Gjoka dhe Alen Vukaj.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të luftuar dhe me ritëm të mirë, ku të dyja skuadrat krijuan momente e tyre gjatë takimit.

Pjesa e parë u karakterizua nga lojë e kujdesshme nga të dy ekipet, me Shqipërinë që që u mbrojt mirë dhe tentoi të sulmonte me anë të kundërsulmeve. Në fraksionin e dytë, Bullgaria arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 71-të me Deykov, gol që vendosi edhe fatin e takimit.

Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të rikthyer ekuilibrat në minutat e mbetura, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Dy përfaqësueset do të përballen sërish më 7 qershor, në ndeshjen e dytë miqësore që do të luhet në orën 10:30, po në kompleksin “National Football Base”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img