Tuesday, April 16, 2024

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës merr vendimet për javën e 34-të të Abissnet Superiore

Lexo

Kategoria Superiore është në prag të javës së parafundit, e cila do të zhvillohet e gjitha ditën e mërkurë duke nisur nga ora 16:00. Gjithsesi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është është mbledhur ditën e sotme, teksa ka marrë edhe vendimet për javën e 34-të të Abissnet Superiore. Nga Disiplina janë dënuar për hedhje të sendeve nga tifozët Laçi, Bylis dhe Tirana.

Vendimet:

1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

5. Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtarja e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

8. Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Denis Zmijani, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC Dinamo U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img